OSCE Mission in Kosovo
Siguria kibernetike/TIK
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, duke folur gjatë punimeve të konferencës “Arsimi si çelës për parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizimit online”. Prishtinë, më 2 shkurt 2018.
(OSCE/Yllka Fetahaj)
Misioni punon me institucionet për rritjen e sigurisë kibernetike në Kosovë.
Ndihmon në zhvillimin dhe përkrahjen e rishikimeve vjetore të Strategjisë dhe Planit të Veprimit të Sigurisë Kibernetike, duke luajtur kështu rol aktiv në zbatimin e tij si pjesë e grupit punues qeveritar. Në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Misioni mundëson punëtori, konferenca lokale e rajonale, për të adresuar kërcënimet kibernetike vendore e ndërkombëtare, ashtu që të rrisë kapacitetet e policisë në luftim të krimit të organizuar lokal e transnacional.