OSCE Mission in Kosovo
Zgjedhjet
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu, duke iu drejtuar me fjalë rasti një konference mbi sfidat dhe praktikat rajonale të lidhura me reformën e sistemit zgjedhor, të organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës. Prishtinë, më 26 tetor 2018.
(OSCE/Yllka Fetahaj)
Misioni ndihmon trupat e menaxhimit të zgjedhjeve, Komisionin Qendror Zgjedhor dhe Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, por edhe Sekretariatet e tyre, duke ofruar këshilla teknike dhe ekspertizë për rishikimin e legjislacionit zgjedhor dhe në menaxhimin e proceseve zgjedhore, në mënyrë që ato të përmbushin standardet ndërkombëtare dhe rekomandimet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve.
Misioni gjithashtu ofron forma të ndryshme të lehtësimit të zgjedhjeve në kontekstin e zgjedhjeve serbe në Kosovë, si dhe zgjedhjet lokale dhe ato për Kuvend të Kosovës në veri të lumit Ibër, duke i mundësuar votuesve me të drejtë vote të kenë qasje në vendvotime si dhe duke zbutur tensionet e mundshme në kohët e zgjedhjeve.