Të drejtat e njeriut
Puna e Misionit për të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve përfshin shqyrtimin dhe analizën e ligjeve e politikave; monitorimin e punës së ekzekutivit, gjyqësorit, legjislativit dhe institucioneve të zbatimit të ligjit në lidhje me respektimin të të drejtave të njeriut, dhe ofrimin e këshillave.
Gjithashtu ofron trajnime për institucionet publike dhe organizatat e shoqërisë civile dhe angazhohet në iniciativa vetëdijësimi dhe avokim për të drejtat e njeriut.
Fokusohet tek të drejtat e komuniteteve, duke përfshirë të drejtat gjuhësore, qasjen në arsim, mbështetjen për të kthyerit, pjesëmarrjen e komuniteteve në proceset vendimmarrëse, të drejtat pronësore dhe banesore të grupeve të cenueshme, duke përfshirë personat e zhvendosur, qasjen në drejtësi, mbrojtjen e trashëgimisë fetare e kulturore, si dhe çështjet e sigurisë së komuniteteve dhe parandalimit të krimeve të urrejtjes. Përfundimisht, Misioni promovon barazinë gjinore dhe ndihmon institucionet në parandalimin dhe trajtimin e dhunës në familje.