Liria dhe zhvillimi i medias
Misioni bashkëpunon ngushtë me institucionet kryesore të mediave, duke përfshirë Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, Komisionin e Pavarur për Media dhe Radio Televizionin e Kosovës, për t’i ndihmuar atyre që të bëhen institucione efektive dhe plotësisht funksionale, përmes monitorimit, raportimit e iniciativave të avokimit.
Fokusi tematik përqendrohet në tri fusha prioritare: rritja e vetëdijes publike për mediat, ashtu që të mbrohet profesioni dhe të krijohet një mjedis më i sigurt për gazetarë; puna në kontekstin lokal për të forcuar kapacitetet ekzistuese dhe ato të reja të profesionistëve të mediave, sidomos në kuptimin e aftësive teknike; dhe ndërtimin e koalicioneve ndërmjet gazetarëve me përvojë për të mundësuar këmbimin e praktikave të mira dhe për të përmirësuar rrjetëzimin e tyre.