Doracak për mbikëqyrjen e buxhetit për komisionet e Kuvendit të Kosovës
Ky Doracak ua prezanton anëtarëve dhe stafit të komisioneve të Kuvendit të Kosovës praktikën e re të ushtrimit të mbikëqyrjes buxhetore. Doracaku ofron udhëzim se si të përgatitet dhe zhvillohet detyra mbikëqyrëse e komisionit në shpenzimet buxhetore të ministrive të linjës. Në vijim të kësaj hyrjeje, Kapitulli 2 përvijon ciklin buxhetor në Kosovë dhe përshkruan rolin e Kuvendit të Kosovës në këtë proces. Në vazhdim, ai sqaron shkaqet pse komisionet funksionale duhet të angazhohen në mbikëqyrje të buxhetit. Kapitulli 3 jep këshilla praktike dhe udhëzime hap-pas-hapi të mbikëqyrjes buxhetore. Doracaku është zhvilluar duke u bazuar në punën e suksesshme të Komisioni të Kuvendit për Punë të Brendshme dhe Siguri në mbikëqyrjen buxhetore të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.
Disclaimer
The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.