Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve në Kosovë
Raporti ofron një vlerësim të lirisë së mediave në Kosovë, zbatimin e kornizës ligjore në fuqi që siguron lirinë e shprehjes dhe të medias, qasjen në informacion, mbrojtjen e burimeve të gazetarëve, standardet profesionale të raportimit dhe nivelit të vetë-cenzurës / cenzurës në media, përfshirë kërcënimet dhe frikësimet e gazetarëve. Raporti gjithashtu vlerëson punën e institucioneve të medias në mbrojtjen e lirisë së medias. Raporti ngritë dy çështje kryesore: e para në lidhje me sfidat dhe shkeljet e lirisë së medias dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë, dhe e dyta kërkon përgjigjet ndaj shkeljeve dhe sfidave të lirisë së shprehjes dhe të medias dhe sigurisë së gazetarëve.
Disclaimer
The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.