Performanca dhe Ndikimi i Këshillit Konsultativ për Komunitete 2015-2016
Në dhjetor të vitit 2017 Misioni i OSBE-së në Kosovë publikoi raportin që vlerëson performancën dhe ndikimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete, si organ kyç për mbrojtjen e komuniteteve në Kosovë që funksionon në kuadër të Zyrës së Presidentit. Raporti thekson se Këshilli, i cili është themeluar në vitin 2008, është konsoliduar mirë në sistemin institucional, duke mbajtur mbledhje të rregullta dhe duke u angazhuar në komunikim me një spektër të gjerë të institucioneve për të përcjellë çështje të ndryshme të komuniteteve që kanë të bëjnë me politikat dhe legjislacionin. Megjithatë, ndikimi i tij i përgjithshëm në të drejtat dhe mirëqenien e komuniteteve mbetet i kufizuar, pasi që Këshilli ballafaqohet me reagim jo të barabartë dhe të pamjaftueshëm nga spektri më i gjerë institucional si dhe me kapacitete jo-adekuate për kontaktim të komuniteteve jo-shumicë në terren. Raporti vlerëson përbërjen, performancën dhe ndikimin e Këshillit gjatë periudhës kohore 1 janar 2015 - 31 dhjetor 2016.
Disclaimer
The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.