Thirrje për aplikime për promovimin e rolit udhëheqës të grave në sektorin publik
Misioni i OSBE-së në Shkup dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punojnë në promovimin e rolit udhëheqës të grave në sektorin publik përmes zbatimit të programit "Gratë për Gratë në sektorin publik – Nisma për mentorim" në disa institucione të nivelit qendror. Programi i Mentorimit ka për qëllim të ndihmojë gratë e punësuara në administratën publike të Maqedonisë së Veriut të njohin dhe kapërcejnë pengesat në ambientet e tyre të punës të shkaktuara si rezultat i stereotipeve dhe paragjykimeve gjinore, si dhe të identifikojë mundësitë për zhvillimin e tyre profesional. Afati për aplikim është deri më 30 qershor 2019.
Disclaimer
The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.