Thirrje e hapur për dorëzimin e punimeve artistike me temën " Afërsia e ngushtë”
Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe alumnaet e Akademisë së Dialogut kanë filluar Projektin “Afërsia e ngushtë”, një fushatë online për të promovuar vlerat e bashkësisë dhe mbështetjes, pavarësisht nga dallimet, dhe për të nxitur bashkëpunimin midis të rinjve të interesuar në fushën e arteve pamore. Ftojmë personat kreativ nga zonat që mbulohen nga Misioni i OSBE-së në Kosovë dhe Misioni i OSBE-së në Serbi që të dorëzojnë punimet e tyre në këtë temë, përfshirë: fotografi, pikturë, video, art dixhital 2D dhe art interaktiv. Punimet do të bëhen pjesë e një ekspozite online të Akademisë së Dialogut, mbështetur nga DokuFest, kurse tre veprat më të mira do të shpërblehen me çmime.
Disclaimer
The views, opinions, conclusions and other information expressed in this document are not given nor necessarily endorsed by the Organization for Security and Co-operation in Europe (OSCE) unless the OSCE is explicitly defined as the Author of this document.